Shkaku i korrupsionit, Afganistani e humb ndihmën financiare amerikane

Azia

Shkaku i korrupsionit, Afganistani e humb ndihmën financiare amerikane

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:36
Afganistan

Shtetet e Bashkuara njoftuan tërheqjen e ndihmës për Afganistanin në vlerë 160 milionë dollarë, duke akuzuar Kabulin për korrupsion të shfrenuar.

Vendimi vjen në më pak se 10 ditë para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha përmes një deklarate se Uashingtoni po kthen mjetet përsëri në arkën e SHBA-së.

Këto para ishin caktuar për një projekt të madh të infrastrukturës energjetike afgane.

Lidhur me këtë vendim, Pompeo përmendi "korrupsionin e qeverisë afgane dhe keqmenaxhimin financiar" si dhe "paaftësinë e Kabulit për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane".

Masa vjen në kohën kur presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, po synon një mandat të dytë në zgjedhjet që mbahen më 28 Shtator.

Autoriteti Kombëtar i Prokurimit në Afganistan ka dështuar "të përmbushë standardet për transparencën dhe përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike", tha Pompeo.

Që nga viti 2001, Afganistani ka marrë më shumë se 93 miliard dollarë ndihmë amerikane, sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat