Irani kërcënon SHBA: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan - Bota Sot
Irani kërcënon SHBA: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan

Azia

Irani kërcënon SHBA: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:29
Trump dhe Zarif

Bashkuara apo Arabia Saudite fillojnë një sulm ndaj këtij vendi.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë “deri në ushtarin e fundit amerikan”.

Zarif tha  se Irani shpreson të shmangë konfliktin, ndërsa shtoi se vendi i tij do të ishte i lumtur ta diskutonte me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm iranian ka përjashtuar mundësinë që Irani të kthehet në “tryezën e bisedimeve” me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni nuk heq sanksionet aktuale ekonomike.

Gjatë intervistës, zyrtari iranian mohoi edhe një herë përfshirjen e Iranit në sulmet me dronë në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar.

Ai pranoi se militantët Houthi i Jemenit – të cilët kanë marrë përsipër sulmin – kohët e fundit kanë rritur ndjeshëm aftësitë e tyre ushtarake dhe tani mund të kryejnë një “goditje” si ajo e së shtunës së kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...