Godet tajfuni shkatërrimtar, uji merr para njerëz dhe makina - Bota Sot
Godet tajfuni shkatërrimtar, uji merr para njerëz dhe makina

Azia

Godet tajfuni shkatërrimtar, uji merr para njerëz dhe makina

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:16
Foto

Tajfuni Tapah goditi brigjet e Koresë së jugut, duke sjellë shkatërrime të mëdha.

Autoritetet thanë se 21 persona u plagosën nga rënia e pemëve, shembja e disa mureve rrethuese si dhe dëmtimet e shtyllave të mëdha elektrike.

Erërat arritën një shpejtësi prej 162 kilometrash në orë dhe tani po lëvizin drejt brigjeve perëndimore të Japonisë. Vetëm në Korenë e Jugut u anuluan 359 fluturime. 410 të tjera janë anuluar në Japoni, duke lënë nëpër aeroporte rreth 5 mijë pasagjerë.

Autoritetet japoneze kanë pezulluar pjesërisht lëvizjen e trenave ndërsa kanë mbyllur disa autostrada si pjesë e masave për të parandaluar pasojat fatale tek njerëzit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat