Gati 100 të vdekur që nga fillimi i protestave në Irak - Bota Sot
Gati 100 të vdekur që nga fillimi i protestave në Irak

Azia

Gati 100 të vdekur që nga fillimi i protestave në Irak

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:31
Irak

Gati 100 vetë, shumica e tyre protestues, janë vrarë dhe 4,000 të tjerë janë plagosur në protestat antiqeveritare të cilat kanë nisur të martën në Irak, tha sot Komisioni i të Drejtave të Njeriut i qeverisë irakiane.

Në shumicën e rasteve, protestuesit u vranë nga armë zjarri, thanë burimet spitalore, duke shtuar se ishin gjashtë oficerë policie të vrarë, sipas AFP.

Burime të afërta me autoritetet thanë se një person u vra sot dhe 17 u plagosën në një protestë në Bagdad, ku forcat e sigurisë qëlluan kundër protestuesve antiqeveritar.

Protesta në Bagdad u organizua sot pasi autoritetet hoqën orën policore, e cila ishte qenë në fuqi për dy ditë në kryeqytetin e Irakut.

Demonstratat zhvillohen në Bagdad dhe qytete të tjera, kryesisht në jug.

Shumica e protestuesve janë të rinj që kërkojnë punë, luftimin e korrupsionit dhe një shërbim publik funksionues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...