Shpërthen bomba e vendosur në makinë, 7 të vdekur 10 të plagosur - Bota Sot
Shpërthen bomba e vendosur në makinë, 7 të vdekur 10 të plagosur

Azia

Shpërthen bomba e vendosur në makinë, 7 të vdekur 10 të plagosur

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 07:40
Ilustrim

Një bombë ka shpërthyer në kryeqytetin afgan Kabul të mërkurën duke lënë të vdekur 7 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Bomba që shpërtheu ishte e vendosur në një makinë. Mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, postoi në rrjetin social Tëitter se shpërthimi në orët e para të mëngjesit kishte vënë në shënjestër makinën e një kompanie të huaj sigurie. Ai tha se katër punonjës të huaj të sigurisë ishin mes të plagosurve, por nuk dha detaje të tjera.

Për sulmin e kryer asnjë nga grupet e konfliktit në Afganistan nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Kryengritësit talebanë dhe militantët e lidhur me degën afgane të Shtetit Islamik shpesh marrin përsipër organizimin e sulmeve të tilla. Dhuna e së mërkurës vjen një ditë pasi Presidenti Ashraf Ghani liroi tre të burgosur të rëndësishëm talebanë në shkëmbim për dy pengje, një amerikan dhe një australian.

Dy të huajt jepnin mësim në Universitetin Amerikan të Kabulit në Afganistan para se të rrëmbeheshin nën tytat e armëve pranë kampusit në gushtin e vitit 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat