Trazira në Iran, digjen qindra banka e ndërtesa qeveritare

Azia

Trazira në Iran, digjen qindra banka e ndërtesa qeveritare

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:24
Foto

Ministri i brendshëm Iranian, Abdolreza Rahmani Fazli, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve se rreth 730 bankave dhe 140 ndërtesave qeveritare u është vënë zjarri gjatë protestave dhe trazirave të fundit që e përfshinë republikën islamike.

Ai gjithashtu njoftoi se mbi 50 autobusë të forcave të sigurisë janë sulmuar dhe rreth 70 pompa të benzinës janë djegur nga protestuesit e zemëruar për rritjen e çmimit të karburanteve.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, duke e cituar këtë ministër, tha se rreth 200 mijë persona kanë marrë pjesë në protestat që filluan më 15 nëntor pas njoftimit për rritje të çmimit të benzinës.

Organizata “Amnesty International” njoftoi të hënën se i ka regjistruar 143 protestues të vrarë gjatë kryengritjeve, të cilat po vlerësohen si më të rëndat në Iran që nga shtypja e protestave të vitit 2009.

Megjithatë, kjo shifër është kundërshtuar nga autoritetet iraniane, të cilat kanë thënë se disa persona, përfshirë pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë në protesta, ndërsa më shumë se një mijë persona janë arrestuar.

Ndonëse filluan për arsye ekonomike, protestat u shndërruan në kryengritje politike, në të cilën u kërkua largimi i pushtetit të tanishëm, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat