Është vetëm 15 vjeç, por po mbron doktoraturën

Azia

Është vetëm 15 vjeç, por po mbron doktoraturën

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:26
Wang Pok Lo

Është vetëm 15 vjeç, por po mbron doktoraturën. Ai është Wang Pok Lo, nga Kina, që aktualisht po mbron doktoraturën në Open University, në Britani.

Tani, adoleshenti, familja e të cilit u zhvendos nga Hong Kongu, pritet të jetë i pari që mbron doktoraturën në këtë moshë në Britani.

Muajin e kaluar ai u diplomua në master.

“Të gjithë jemi krenarë për Pok dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme. Në 35 vite kam mësuar shumë të rinj por Pok është unik. Shkathtësia dhe aftësia e tij në matematikë janë të jashtëzakonshme”, tha pedagogu i tij John Wood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat