Koronavirusi në Kinë tejkalon numrin e të sëmurëve me SARS

Azia

Koronavirusi në Kinë tejkalon numrin e të sëmurëve me SARS

Më: 29 janar 2020 Në ora: 13:04
Foto

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit koronavirus tejkaloi numrin e personave që vuanin nga epidemia SARS që goditi Kinën në vitin 2003.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, u konfirmuan 5,974 raste të infeksionit koronavirus, me 132 të vdekur.

Ditën e martë, numri i të infektuarve është rritur me 1.500, më shumë se 30 për qind, transmeton CNN.

Gjatë epidemisë SARS, ishin 5.327 raste të konfirmuara të infektuara, ndërsa 349 vdiqën.

Jashtë Kinës, 70 njerëz në 19 vende janë prekur, të paktën pesë në Shtetet e Bashkuara.

Disa vende kanë marrë tashmë masa për evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, të tilla si SHBA dhe Japonia, ndërsa Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe India synojnë ta bëjnë këtë së shpejti.

Rasti i parë i koronavirusit u raportua edhe në Tibet, ndërsa Hong Kongu ka mbyllur kufirin me Kinën dhe ka pezulluar trafikun hekurudhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat