Ekspertët: Korea e Veriut po gënjen qartë, s’ka shansa mos të ketë raste të koronavirusit

Azia

Ekspertët: Korea e Veriut po gënjen qartë, s’ka shansa mos të ketë raste të koronavirusit

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 14:28
Korea e Veriut

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 60,000 njerëz në 26 vende pasi u zbulua fillimisht në Provincën Hubei të Kinës, por megjithatë Koreja e Veriut, e cila ndan një kufi me Kinën, pretendon të mos ketë asnjë rast të vetëm.

Janë shfaqur raporte të pa verifikuara në lidhje me një person të karantizuar që dyshohet se është ekzekutuar pasi vizitoi një banjë publike, por qeveria mbetet e palëkundur në mohimin se virusi ka arritur atje, për të cilin shumë ekspertë kanë hedhur dyshime.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Koreja e Veriut të mos ndikohet nga koronavirusi – ata gënjejnë qartë pasi nuk duan të tregojnë ndonjë dobësi ose se ekziston ndonjë kërcënim për regjimin,” tha Harry Kazianis, drejtor i Studimeve Koreane në Qendra për interes kombëtar.

“Duke marrë parasysh se si ka shumë seksione nëpërmjet kufirit të Koresë së Veriut dhe Kinës – dhe se si regjimi Kim varet nga tregtia e paligjshme për të mbijetuar – është e qartë se virusi ka ardhur në Korenë e Veriut.” deklaroi ai.

Ekspertët mjekësorë janë të shqetësuar se vendi i izoluar si pasojë e politikave të ndjekura nga lideri suprem, Kim Jong Un, mund të ketë dëme të mëdha në njerëz si pasojë e virusit të njohur zyrtarisht si COVID-19.

“Nuk ka ilaçe të mjaftueshme për vendin, jam me të vërtetë i shqetësuar për ata që përballen me këtë sëmundje”, u shpreh Nagi Shafik një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Kujtojmë që deri më tani epidemia vdekjeprurëse ka vrarë 1383 persona dhe rreth 64,000 mijë të tjerë rezultojnë të infektuar me virusin që ka alarmuar botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat