Pakistani shënon rekord ditor të viktimave të koronavirusit, 40 të vdekur

Azia

Pakistani shënon rekord ditor të viktimave të koronavirusit, 40 të vdekur

Më: 6 maj 2020 Në ora: 09:43
Pakistan

Pakistani shënon rekord ditor të viktimave të koronavirusit

Ministria e Shëndetësië në Pakistan bëri të ditur se 40 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes së re.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,049 raste të reja të infektimeve. Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 shkoi në 22m550 persona, ndërsa numri i viktimave në 526.

Një ditë më parë, Pakistani e raportoi numrin më të madh ditor të infektimeve – 1,315 të prekur për 24 orë, shkruan “CNN”.

Gjatë një fjalimi të shkurtër të mbajtur të hënën, kryeministri pakistanez, Imran Khan, njoftoi se ka planifikuar t’i lehtësojë masat kufizuese me qëllim të përkrahjes së ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat