Mbi 5 mijë raste ditore me Covid-19 në Indi

Azia

Mbi 5 mijë raste ditore me Covid-19 në Indi

Më: 18 maj 2020 Në ora: 19:50
Ilustrim

India regjistroi 5.224 raste të reja në 24 orët e fundit – goditja më e lartë që vendi ka parë deri më tani, gjersa qeveria ka nisur lehtësimin e masave.

Numri i rasteve atje arrin në 96.196, me rreth 56,000 infeksione aktive.

Përderisa bllokada pritet të përfundojë më 31 maj, disa dyqane dhe biznese jo-esenciale kanë filluar të rihapen, dhe autobusëve  iu është lejuar të operojnë nëpër qytete dhe madje të kalojnë kufijtë shtetërorë nëse kanë leje, raporton BBC.

Lehtësimi i masave është parë nga disa si thelbësorë për ekonominë e shkatërruar të Indisë për t`u rikuperuar – humbjet e vendeve të punës kanë kapërcyer 120 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat