Japonia rrafshoi lakoren e coronavirusit pa karantinë - Bota Sot
Japonia rrafshoi lakoren e coronavirusit pa karantinë

Azia

Japonia rrafshoi lakoren e coronavirusit pa karantinë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 19:58
Foto

Gjendja e jashtëzakonshme e Japonisë po përfundon pasi coronavirusi është në rënie e sipër. 

Asnjë kufizim nuk u vendos në lëvizjet e banorëve. Bizneset, nga restorantet në sallonet e flokëve mbetën të hapura. Vendi nuk ka një qendër të kontrollit të sëmundjeve. Dhe madje edhe kur kombeve u kërkohej të “testojnë, testojnë dhe testojnë”, Japonia ka kryer teste diagnostikuese në vetëm 0.2% të popullsisë së saj, një nga nivelet më të ulëta midis vendeve të zhvilluara.

Kurba është rrafshuar me numrin e vdekjeve më pak se 800, ndër më të ulëtat midis kombeve të zhvilluara.

Ndërsa mundësia e një valë të dytë të infeksionit është gjithmonë e pranishme, Japonia ka hyrë dhe është e gatshme të dalë nga urgjenca e saj në vetëm disa javë.

“Vetëm duke parë shifrat e vdekshmërisë, mund të thuash që Japonia ishte e suksesshme”, tha Mikihito Tanaka, një profesor në Universitetin Waseda i specializuar në komunikimin shkencor dhe anëtar i një grupi këshillues publik të ekspertëve për virusin.

Njëra nga veprimet më të mira që bëri qeveria, që vlerësohet nga ekspertët, është ndjekja e kontakteve, që ka dhënë shumë rezultate të mira.

Japonia ka qenë duke ndjekur lëvizjen e sëmundjes që kur u gjetën disa raste të para në këtë vend. Këta ekspertë lokalë u përqendruan në trajtimin e të ashtuquajturave grupime, ose grupe të infeksioneve, të tilla si klube ose bare, për të parë se kush mund të jetë infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat