Rrëfimet e grave që kanë qenë në burgjet e Koresë së Veriut: Na kanë torturuar dhe përdhunuar policët dhe gardianët - Bota Sot
Rrëfimet e grave që kanë qenë në burgjet e Koresë së Veriut: Na kanë torturuar dhe përdhunuar policët dhe gardianët

Azia

Rrëfimet e grave që kanë qenë në burgjet e Koresë së Veriut: Na kanë torturuar dhe përdhunuar policët dhe gardianët

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Gratë në Korenë e Veriut që gjenden nëpër kampe apo burgje torturohen dhe përdhunohen nga ana e gardianëve apo policëve, thuhet në raportin e të drejtave të njeriut të publikuar nga Kombet e Bashkuara.

Raporti është përpiluar duke u bazuar në intervistat e grave që kanë arritur të ikin nga këto kampe apo burgje.

Siç raporton Reuters, raporti i titulluar “Ende ndjej dhimbje”, përmban dëshmitë e mbi 100 grave që janë burgosur gjatë periudhës 2009-2019, ku më pas kanë arritur të largohen nga ky vend.

Intervistat janë realizuar pasi ato janë liruar apo kanë arritur të ikin në Korenë e Jugut, e aty ato dëshmojnë për mungesë të ushqimit të mjaftueshëm dhe ajrit të pastër nëpër kampet dhe burgjet e Koresë së Veriut.

Të burgosurat janë torturuar, përdhunuar dhe detyruar të kryejnë aborte. Shumë prej të intervistuarve kanë pranuar se janë torturuar, detyruar të abortojnë dhe vazhdimisht janë përdhunuar. Të gjitha gratë e intervistuara sipas raportit kanë arritur të ikin

“Nuk kam fjetur e as punuar sepse nuk doja të më rrihnin. Ka qenë aq torturuese, sa që kam tentuar të kryej vetëvrasje”, ka deklaruar një grua.

E një tjetër kujton një nga netët e shumta në një kamp gjatë vitit 2010, kur është përdhunuar nga një gardian.

“Më ka kërcënuar se do të poshtërohem nëse e refuzoj. Madje më ka thënë se mund të më ndihmojë të lirohem më herët nëse bëhem e dëgjueshme”, ka shtuar ajo.

Daniel Koling nga Kombet e Bashkuara që është një nga bashkautorët ka thënë se qëllimi i projektit është t’i bëhet presion Pyongyangut që ta përmirësoj situatën në këtë vend. E për këtë raport nuk ka reaguar fare Koreja e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat