Bie nga dritarja e katit të tretë të ndërtesës, e shpëtojnë fqinjët 4-vjeçer – hapin batanijen dhe e presin pa u përplasur në tokë

Azia

Bie nga dritarja e katit të tretë të ndërtesës, e shpëtojnë fqinjët 4-vjeçer – hapin batanijen dhe e presin pa u përplasur në tokë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 21:16
Pamje nga video

Një vajzë e vogël është shpëtuar nga një grup i fqinjëve, të cilët hapën një batanije të madhe dhe e pritën derisa ajo po binte nga kati i tretë i apartamentit brenda të cilit kishte mbetur vetëm në Kinë.

4-vjeçarja është parë duke qëndruar e varur në dritare rreth 9 metra mbi tokë, pasi ishte ngjitur në rrethojën mbrojtëse të tarracës dhe nuk kishte mbikëqyrje në Ji’an në pjesën lindore të provincës kineze Jiangxi.

Për fat të mirë ishin banorët ata që e vërejtën dhe reaguan menjëherë duke e mbajtur një batanije, të cilën e hapën dhe e pritën për të mos u përplasur në tokë.

Mediat lokale raportojnë se prindërit e saj ishin në punë në ato momente, kurse vajza e vogël që ishte në apartamentin e gjyshit ishte ngjitur në dritare dhe në një moment kishte rrëshqitur duke përfunduar e varur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat