Kim Jong-Un habiti të gjithë, i kërkoi falje Koresë së Jugut për vrasjen e një zyrtari të tyre

Azia

Kim Jong-Un habiti të gjithë, i kërkoi falje Koresë së Jugut për vrasjen e një zyrtari të tyre

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:06
Kim Jong-un

Lideri veri korean, Kim Jong-un ka bërë një kërkim falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin e Zyrës Presidenciale jug koreane. Kim është raportuar t’i ketë thënë homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e verikorean.

Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur, sipas Seulit.

Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën “të shtëna për vdekje”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Sipas një zyrtari, kërkimfalja ka ardhur përmes një letre që i është dërguar presidentit Moon Jae-in, duke pranuar se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Kim ka ndjerë “shumë keqardhje” për “zhgënjim” të presidentit jugkorean, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shtëpinë e Kaltër.

Koreja Veriore ka bërë të ditura edhe detaje tjera të incidentit, duke thënë se viktima është vrarë me 10 të shtëna.

Aty është sqaruar se nuk është djegur trupi i viktimës, mirëpo “materiali përcjellës”, që ka bartur atë, ka thënë drejtori i Koresë Jugore për Siguri Kombëtare, Suh Hoon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat