Rrëshqitje dheu në kazermat ushtarake, zhduken 22 persona

Azia

Rrëshqitje dheu në kazermat ushtarake, zhduken 22 persona

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:18
Vietnam

Një rrëshqitje dheu të dielën në qytetin Hanoi të Vietnamit, ka shkaktuar zhdukjen e 22 ushtarakëve. Rrëshqitja ndodhi në provincën qendrore Quang Tri, ndërsa Qeveria deklaroi se kjo është humbja më e madhe ushtarake në kohë paqeje, derisa vendi po lufton me përmbytje të rënda.

Rrëshqitja e dheut ka prekur kazermat e një njësie të Rajonit të 4-të ushtarak të Vietnamit, ndërsa para disa ditësh ka shkaktuar vdekjen e 13 personave, kryesisht ushtarakë, shkruan Reuters.

Reshjet intensive të shiut që filluan nga tetori, kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të baltës, duke shkaktuar vdekjen e 70 personave, derisa shiu pritet të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.

“Ne kurrë nuk kemi humbur kaq shumë anëtarë ushtarakë, përfshirë dy gjeneralë dhe zyrtarë të rangut të lartë, në fatkeqësi natyrore”, ka deklaruar qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat