Shembet ura në Kinë, shënohen shtatë viktima

Azia

Shembet ura në Kinë, shënohen shtatë viktima

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 16:58
Foto

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë lënduar gjatë shembjes së një ure hekurudhore në verilindje të Kinës.

Sot herët në mëngjes u shemb ura hekurudhore e cila është në ndërtim e sipër, ndërsa bëhet fjalë për një ndërtim të gjatë 39 metra në qytetin Tianjin.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëron se në fatkeqësinë jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa u lënduan edhe 5 të tjerë.

Shërbimet kompetente kineze kanë ngritur hetim për shkaqet e shembjes së urës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat