Deputetët opozitarë/ Hong Kong, dorëheqje kolektive

Azia

Deputetët opozitarë/ Hong Kong, dorëheqje kolektive

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:16
Deputetët opozitarë në Hong Kong

Të gjithë deputetët pro demokracisë në Hong Kong kanë dhënë dorëheqjen pasi Pekini urdhëroi largimin nga parlamenti të katër kolegëve të tyre.

Pekini miratoi të mërkurën një rezolutë që lejonte qeverinë e qytetit të shkarkonte politikanët që konsideroheshin një kërcënim për sigurinë kombëtare. Menjëherë pas kësaj, deputetët opozitarë thanë se do të linin legjislaturën e qytetit në shenjë solidariteti.

Për të parën herë që kur Hong Kongu i kaloi Kinës në 1997, parlamenti tani nuk ka asnjë zë kritik. Korrespondenti i BBC në Kinë, thotë se legjislatura ishte dukshëm në mbështetje të Pekinit. Shkarkimi i katër deputetëve, konsiderohet nga shumëkush si përpjekja më e fundit e kinës për të kufizuar liritë e Hong Kongut, diçka që vetë Pekini e mohon.

Kina miratoi një ligj të ri për sigurinë në Hong Kong në fund të qershorit, që kriminalizonte zërat për ndarje apo bashkëpunimin me forca të huaja. Ligji u miratua pas vitesh protesta pro demokracisë dhe kundër Pekinit. Ai ka çuar deri më tani në shumë arrestime aktivistësh dhe ka heshtur protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat