​40 milionë doza të vaksinës AstraZeneca prodhohen në Indi

Azia

​40 milionë doza të vaksinës AstraZeneca prodhohen në Indi

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, njoftoi sot se ka prodhuar 40 milionë doza të vaksinës së mundshme kundërCOVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

Ai njoftoi se së shpejti do të fillojë prodhimin e vaksinës së mundshme Novavax.

Të dyja këto vaksina janë ende në pritje të miratimit zyrtar. Prodhuesi indian tha se ka regjistruar 1,600 pjesëmarrës për fazën e fundit të provës së vaksinës AstraZeneca dhe planifikon të kërkojë leje për fazën e fundit të provës së vaksinës Novavax.

Vaksina AstraZeneca, e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, është më e përparuara kur bëhet fjalë për testimin e njerëzve në Indi, shton Instituti, raporton Reuters.

Dy kandidatë të vaksinave të prodhuara në vend po zhvillohen gjithashtu në Indi.

Numri i njerëzve të infektuar në Indi arriti në 8.6 milionë, dhe më shumë se 128.000 pacientë kanë vdekur deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat