U tha se mbrohej nga CIA, nipi i Kim Jong-Un zhduket pas takimit me agjentët

Azia

U tha se mbrohej nga CIA, nipi i Kim Jong-Un zhduket pas takimit me agjentët

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:42
U tha se mbrohej nga CIA, nipi i Kim Jong-Un zhduket pas takimit me agjentët

Nipi i sundimtarit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, Kim Han-sol u pa për herë të fundit në aeroportin e Taipeit.

Dyshohet se Kam Han-sol donte të ikte në Amsterdam me nënën dhe motrën e tij, në mënyrë që të kërkonte azil atje.

Kur mbërriti në Taipei, kryeqytet i Tajvanit, ai u takua me aktivistë nga grupi disident “Free Joseon” në aeroport. Kur familja donte të merrte fluturimin për në Amsterdam, nuk u lejuan të hipnin.

Image

Disa orë më vonë, agjentët e CIA-s i kapën ata dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Siç shkruan ”Neë York Post“, ai dhe nëna dhe motra e tij po mbahen në një vend sekret nga agjentët e shërbimit sekret amerikan.

Më herët u raportua se 25-vjeçari, i cili është dëbuar nga vendi po fshihet, pasi u dorëzua në shërbimet e inteligjencës amerikane.

Grupi i disidentëve “Free Joseon” kanë ndihmuar nipin e Kim të arratiset nga Koreja e Veriut që kur babai i tij u vra nga një sulm me agjent nervor.

Kim Han-sol thuhet bën një jetë shumë luksoze dhe shpesh është parë duke veshur rroba të markave të njohura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat