Kina i drejton gishtin Indisë: Virusi ka lindur aty verën e kaluar

Azia

Kina i drejton gishtin Indisë: Virusi ka lindur aty verën e kaluar

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Kina prej një kohe të gjatë po përpiqet të heqë fajin për shpërthimin e Covid-19.  Ata pretendojnë se virusi ka lindur fillimisht në Indi në verën e vitit 2019.

Ekipi nga Akademia Kineze e Shkencave bën të ditur se Covid-19 me shumë mundësi është transmetuar nga kafshët  te njerëzit prej ujit të ndotur dhe më pas u transmetua pa u vërejtur në Wuhan, ku u zbulua për herë të parë.

Autoritetet kineze më parë gishtin e kanë drejtuar drejt Italisë, SHBA-së dhe Europës pa pasur prova konkrete.

Kjo akuzë drejt Indisë vjen pas tensioneve të rritura politike mes dy shteteve.

Profesor David Robertson, krye-virolog i universitetit të Glasgoë në Skoci hidhte poshtë tezën duke thënë se qasja e studiuesve kinezë është e njëanshme.

Por në studimin e tyre, virologët kinezë thonin se kishin analizuar mënyrën e transformimit të mutacioneve të virusit për të zbuluar origjinën e tij. Ata thonë se duke eliminuar mutacionet e riprodhimit dhe ndryshimeve në ADN, mund të arrijnë të indentifikojnë versionin origjinal te koronavirusit, dhe sipas tyre versioni i zbuluar në Vuhan nuk ishte më i hershmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat