Kim Jong dhe familjarët e tij vaksinohen kundër koronavirusit nga Kina

Azia

Kim Jong dhe familjarët e tij vaksinohen kundër koronavirusit nga Kina

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Kim Jong Un

Kina ka siguruar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe familjen e tij me një vaksinë eksperimentale të koronavirusit, tha të martën një analist amerikan, duke cituar dy burime të paidentifikuara të inteligjencës japoneze.

Harry Kazianis, një ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën për Interesin Kombëtar në Uashington, tha se Kim dhe disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut ishin vaksinuar.

Ishte e paqartë se cila kompani i kishte vaksinuar ata, dhe nëse ishte dëshmuar e sigurt.

“Kim Jong Un dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë brenda familjes Kim dhe rrjetit të lidershipit janë vaksinuar për koronavirus brenda dy ose tre javëve të fundit në sajë të një kandidati për vaksinë të furnizuar nga qeveria kineze,” shkroi Kazianis në një artikull .

Duke cituar shkencëtarin mjekësor amerikan Peter J. Hotez, ai tha se të paktën tre kompani kineze po zhvillonin një vaksinë të koronavirusit, duke përfshirë Sinovac Biotech Ltd, CanSinoBio dhe Sinophram Group.

Sinophram thotë se kandidati i tij është përdorur nga gati një milion njerëz në Kinë, megjithëse asnjë nga firmat nuk dihej që kishte nisur publikisht provat klinike të Fazës 3 të barnave të tyre eksperimentale Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat