Ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kinë

Azia

Ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kinë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:50
Kinë

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Kina raportoi 15 raste të reja me COVID-19 për 8 dhjetor, nga 12 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të mërkurën, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se 11 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë jashtë shtetit. Kina raportoi gjithashtu katër infeksione të reja lokale në provincën Sichuan.

Rastet e reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ranë në një në krahasim me pesë raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Kinë tani qëndron në 86,661. Numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat