‘Vrasësi i Twitter’ i Japonisë dënohet me vdekje

Azia

‘Vrasësi i Twitter’ i Japonisë dënohet me vdekje

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 08:46
Foto

Një burrë që vrau nëntë njerëz pasi i kontaktoi ata në Twitter është dënuar me vdekje, në një rast të profilit të lartë që ka tronditur Japoninë.

Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në 2017 pasi pjesët e trupit u gjetën në banesën e tij.

Ai ishte deklaruar fajtor për vrasjet në tetor, duke thënë se akuzat kundër tij ishin “të gjitha të sakta”. Pothuajse të gjitha viktimat e tij ishin gra të reja, raporton BBC.

Rasti ka nxitur debat se si diskutohet vetëvrasja në internet.

30 vjeçari kishte përdorur Tëitter për të joshur gratë vetëvrasëse në shtëpinë e tij, duke thënë se ai mund t’i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten përkrah tyre.

Vrasjet serike u shfaqën për herë të parë në Halloween në vitin 2017 kur policia gjeti pjesë të copëtuara të trupit në banesën e Shiraishi në qytetin japonez të Zamas, afër Tokios.

Avokatët e tij kishin argumentuar më parë se akuzat e tij duhej të ishin zvogëluar, duke pretenduar se viktimat e tij kishin dhënë pëlqimin për t’u vrarë.

Megjithatë, Shiraishi më vonë kundërshtoi versionin e ngjarjeve të ekipit të tij të mbrojtjes dhe tha se ai vrau pa pëlqimin e tyre.

“I pandehuri u gjet të ishte plotësisht përgjegjës,” tha Naokuni Yano, raportoi gazeta The Straits Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat