Kina ka detyruar mbi 500.000 njerëz të pakicave që të punojnë në fushat e pambukut

Azia

Kina ka detyruar mbi 500.000 njerëz të pakicave që të punojnë në fushat e pambukut

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Sipas një hulumtimi të ri, mbi gjysmë milioni njerëz nga pakicat etnike në Xinjiang janë detyruar që të punojnë në fushat e pambukut.

Në rajonin Xinjiang prodhohet më shumë se 20 për qind e sasisë botërore dhe 84 për qind të sasisë së pambukut në Kinë. Sidoqoftë, në një raport të Qendrës për Politika Globale thuhet se grumbullimi i këtij materiali përcillet me shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë dyshimet për punë të detyrueshme ndaj ujgurëve dhe pakicave tjera të popujve turkikë.

Ky raport u publikua në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se nuk ka juridiksion që t’i hetojë dyshimet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Xinjiang, shkruan The Guardian.

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione dhe kufizime ndaj importit të pambukut të kontrolluar nga një fabrikë e kontrolluar nga ushtria, por sipas raportit të ri, ka dyshime se keqtrajtimi i punëtorëve është më i gjerë sesa brenda kësaj fabrike.

Vlerësohet se rreth 570.000 persona janë angazhuar në fushat e pambukut vetëm nga tri prefektura dhe se programet e punës në rajonet tjera me pakica mund ta rrisin këtë numër.

Programet e punës nuk janë sekrete. Për to shkruajnë shpesh mediet shtetërore kineze, të cilat programet i paraqesin si shembuj se si qeveria u ndihmon miliona njerëzve të varfër për t’iu siguruar punë.

Sidoqoftë, punëtorët e transferuar shpesh dërgohen në vende larg shtëpive të tyre, detyrohen të jetojnë në fabrika dhe janë subjekt i trajnimeve ideologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat