Kina synon t’i vaksinojë 50 milionë qytetarë para Vitit të Ri Lunar

Azia

Kina synon t’i vaksinojë 50 milionë qytetarë para Vitit të Ri Lunar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:36
Kinë

Kina synon që t’i vaksinojë 50 milionë qytetarë të saj me vaksinën kundër koronavirusit para festës së Vitit të Ri Lunar, e cila festohet në shkurt

Tao Lina, ekspert i vaksinimit ka konfirmuar këtë të hënë se në konferencën qeveritare të 15 dhjetorit, është diskutuar për planin masiv për vaksinim.

Ai ka thënë se implementimi i këtij plasni varet nga kushtet në terren, raporton CNN.

“Është veç një plan dhe nëse caku do të arrihet varet nga situata aktuale”, është shprehur ai.

Kina ka njoftuar se hapi i parë do të jetë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë, inspektorëve dhe punëtorëve të industrisë ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat