Vijojnë protestat kundër Netanyahut në Izrael

Azia

Vijojnë protestat kundër Netanyahut në Izrael

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Izrael

Mijëra izraelitë u mblodhën për të protestuat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem gjatë së  shtunës për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion dhe mënyrën sesi qeveria ka menaxhuar krizën e COVID-19.

Qytetarë të shumtë akuzojnë Netanyahun, kabineti i të cilit ka pasur zënka të shumta mbi përballimin e pandemisë, se kanë qenë të ngadaltë në përgjigjen e tyre ndaj valës së re.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në mars pasi parlamenti nuk ia doli të miratonte buxhetin brenda afateve kohore.

Fushata e katërt parlamentare në dy vite, pritet të nisë me Netanyahun që po përballet me akuza korrupsioni nga një anë dhe një zemëratë publike për shkak të menaxhimit të pandemisë.

Protestuesit qenë mbledhur jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit duke valëvitur flamuj dhe me pankarta ku kërkonin dorëheqjen e tij.

Me një popullsi prej nëntë milionë banorësh, Izraeli ka raportuar mbi 343.665 raste dhe 2.901 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat