Pakistan, sektori privat do të lejohet të importojë vaksinën kundër COVID-19

Azia

Pakistan, sektori privat do të lejohet të importojë vaksinën kundër COVID-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Një zyrtar i lartë i Pakistanit ka konfirmuar se vendi i tij do të lejojë sektorin privat të importojë vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

"Përveç prokurimit nga qeveria, nëse ndërmarrjet private marrin miratim përmes një procesi normal, ata do të lejohen ta bëjnë këtë", tha Dr. Faisal Sultan për AA, ndihmësi i posaçëm i kryeministrit për çështjet e sigurisë.

Kjo vjen disa ditë pasi zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Autoriteti Rregullator i Barnave i Pakistanit mohuan raportet e medias se sektori privat mund të blejë vaksina për ata individë që kanë mundësi të paguajnë për to.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse qeveria ka finalizuar marrëdhëniet me ndonjë prodhues të vaksinave, Sultan, i cili faktikisht vepron si ministër i shëndetësisë, tha "akoma jo, por shumë shpejtë".

Më parë, Sultan për AA tha se autoritetet po negociojnë ndër të tjera me Kinën dhe Rusinë për të siguruar vaksinat dhe theksoi se së pari do të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë dhe qytetarët e moshuar.

Së fundmi, qeveria rriti shumën fillestare prej 150 dollarë në 250 dollarë, që ishte caktuar për blerjen e dozave të vaksinës.

Gjatë ditës së sotme, edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Fawad Chaudhry, u prononcua lidhur me sigurimin e vaksinave.

"Ne jemi në kontakt me të gjitha kompanitë farmaceutike që janë duke prodhuar vaksinën kundër COVID-19. Dr. Faisal Sultan, këshilltari federal i shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë po udhëheqin iniciativën", tha Chaudhry në një konferencë për media në qytetin Lahore.

Ai tha se bisedimet me disa kompani farmaceutike janë në fazën e fundit të bisedimeve dhe se brenda një jave qeveria do të finalizojë një strategji të caktuar të vaksinimit.

"Shpresojmë të vaksinojmë falas një pjesë të madhe të popullsisë. Ne po ashtu do të lejojmë që kompanitë private të importojnë dhe t'u shërbejnë të pasurve, të cilët nuk duan të presin", tha Chaudhry.

Sekretari parlamentar në Ministrinë e Shëndetësisë, në fillim të këtij muaji tha se Pakistani do të nisë vaksinimin në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Imunizimi tashmë ka filluar në Bashkimin Evropian (BE), SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, si dhe në shumë vende të Gjirit. Vaksinat e aprovuara deri më tani përfshijnë ato të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat