Shkatërruan tempullin hindu, arrestohen disa klerikë myslimanë në Pakistan

Azia

Shkatërruan tempullin hindu, arrestohen disa klerikë myslimanë në Pakistan

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Pakistan

Të paktën 20 persona, duke përfshirë disa klerikë myslimanë, u arrestuan të enjten pasi një turmë sulmoi dhe i vuri flakën një tempulli Hindu në Pakistanin veriperëndimor.

Tempulli ndodhet në një fshat të largët në rrethin Karak, rreth 160 kilometra në juglindje të Peshavarit. Diskriminimi dhe dhuna ndaj pakicave fetare janë të zakonshme në Pakistan, ku myslimanët përbëjnë 97% të popullsisë dhe hindutë rreth 2%

Autoritetet pakistaneze kanë bërë me dijë se një shtëpi ngjitur me tempullin u ble kohët e fundit nga komuniteti hindu dhe po rinovohej, gjë që pretendohet se ka ofenduar vendasit.

Hindutë nuk kanë jetuar në këtë zonë që nga ndarja e Indisë së udhëhequr nga britanikët më 1947 kur u krijua Pakistani, por besimtarët hindu herë pas here vizitojnë tempullin dhe varrin e shenjtit hindu Shri Paramhans, i cili sipas besimit hindu vdiq në këtë fshat më 1919 .

Më parë këtë muaj, Shtetet e Bashkuara vendosën Pakistanin në një listë të “vendeve me shqetësim të veçantë” për shkeljet e lirisë fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat