E tmerrshme në Kinë, gjurmët e koronavirusit gjenden në pjesët e automobilave

Azia

E tmerrshme në Kinë, gjurmët e koronavirusit gjenden në pjesët e automobilave

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Disa pjesë automobilash rezultuan pozitivë për koronavirusin, në zona të ndryshme të Kinës.

Fillimisht një kompani e pjesëve të automjeteve raportoi një rast të konfirmuar të Covid-19. Në Jincheng City, Provinca Shanxi, Kina e Veriut, Qendra Lokale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar virusin në paketimin e gomave të makinave, njoftoi dje Byroja e Parandalimit dhe Kontrollit.

Personeli i cili ra në kontakt të ngushtë me mallrat, u vendos në karantinë dhe të gjithë u testuan negativisht.  Pjesët që rezultuan me Covid janë nën kontroll.

Sipas autoriteteve lokale, tre mostra të tjerë pozitivë të marrë nga paketimi i pjesëve të automjeteve u gjetën në qytetin Cangzhou.

Testet e acidit nukleik u kryen në pjesët e automobilave dhe personelin e lidhur në disa qytete në Kinë, pasi një punonjës i një kompanie të pjesëve të automjeteve në Pekin u diagnostikua me COVID-19 lidhur me disa paketime të pjesëve të automjeteve, që dolën më pas edhe ata pozitivë për virusin, në fund të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat