Izraeli i tregon botës se si duhet vepruar

Azia

Izraeli i tregon botës se si duhet vepruar

Nga: Wolfram Weimer/Sherif Ramabaja Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:39
Netanyahu u vaksinua publikisht më 19 dhjetor

Ndërsa në fillim starti i vaksinimit në Gjermani po paraqitet me telashe, vendet e tjera po raportojnë përparim të madh. Në Izrael, 1.3 milion njerëz kanë marrë tashmë një vaksinë. Çdo person i dytë i vjetër tashmë është vaksinuar. Kampioni i botës i vaksinimit gjithashtu zbulon se çfarë po shkon keq në Gjermani.

13 milion njerëz në të gjithë botën tashmë janë vaksinuar kundër Coronës. Ndërsa Gjermania po bën përparim të ngadaltë me fushatën e saj të vaksinimit, Britania e Madhe, SHBA, por edhe Danimarka dhe Bahreini janë shumë më të shpejtë. Izraeli është më i suksesshmi globalisht. Sipas të dhënave të përditshme nga Universiteti i Oksfordit, Izraeli i vogël tashmë ka vaksinuar më shumë se 1.2 milion qytetarë, që është një e shtata e popullsisë së përgjithshme. Pothuajse gjysma e të moshuarve (60+) tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës Biontech / Pfizer.

Kontrasti me Gjermaninë është i habitshëm - megjithëse vaksina kryesore u zhvillua nga Biontech në këtë vend, vetëm 0.3 përqind e gjermanëve janë vaksinuar. Në Gjermani, ju duhet të prisni javë të tëra për një vaksinë të re, ndërkohë qindra pacientë nga korona po vdesin. " Është e vështirë të shpjegohet se si një vaksinë shumë e mirë u zbulua pikërisht në Gjermani, por po vaksinohet më shpejt diku tjetër," tha Kryeministri bavarez Markus Söder i CSU. SPD, e cila është gjithashtu bashkëqeverisëse, madje diagnostikoi një "kaos vaksinimi" dhe u ankua për dështimin e Ministrit Federal të Shëndetësisë Jens Spahn. Ka edhe kritika të tjera nga përfaqësuesit shkencorë. Një anëtar i shquar i Akademisë Kombëtare të Shkencave Leopoldina, akuzon qeverinë federale për dështime serioze në prokurimin e vaksinës: "

Janë katër gjëra që Izraeli po i bënë drejtë dhe Gjermania gabimisht.

E para: Gjermania urdhëroi porosinë e vaksinës Biontech shumë vonë. Ndërsa Izraeli, Britania e Madhe dhe SHBA tashmë i fiksuan porositë e tyre në korrik. Gjermana - e cila është e rënduar me kuotën e BE – porosi - blerjet nuk u bënë deri më 11 nëntor. Në Biontech ishin të habitur ose të tmerruar, sepse vala e dytë tashmë ishte në proces. Shefi i Biontech, Ugur Sahin kritikon me mirësjellje por pa mëdyshje politikën e ngadaltë të porositjes së Gjermanisë dhe BE: "Ekzistonte supozimi se shumë kompani të tjera do të vinin me vaksina. Me sa duket mbizotëronte përshtypja: Do të marrim mjaft, gjithçka nuk do të jetë aq keq, dhe këtë e kemi nën kontroll. Unë u befasova ". Izraeli (si SHBA) bleu herët dhe vazhdimisht në mënyrë që të furnizohej në dimër. Presidenti izraelit Netanyahu bëri thirrje të rregullta telefonike me shefin e Pfizer Albert Bourla në vjeshtë për të nënvizuar urgjencën e interesit. Kur dozat e para të vaksinës u transferuan nga Biontech-Pfizer në 9 Dhjetor, Netanyahu i priti ato personalisht në aeroport. Ai thjesht e bëri prokurimin si një përparësi kryesore. Më 20 dhjetor, Netanyahu ishte i pari që u vaksinua para kamerës me një këmishë të zezë me mëngë. "Një injeksion i vogël për një burrë dhe një hap gjigant për shëndetin e të gjithë neve," shpjegoi ai në një mënyrë me kokëfortësi. E megjithatë në të njëjtën kohë ai mobilizoi disponimin për fushatën e vaksinimit. Në vetëm nëntë ditë të tjera, vendi arriti të vaksinojë rreth gjysmë milioni njerëz kundër koronavirusit,

Së dyti:Izraeli ndoqi një strategji të rreptë, të vendosur kombëtarisht për renditjen. Nga ana tjetër, Gjermania ka rënë në kthetrat e burokracisë evropiane të prokurimit. Të gjitha llojet e kompromiseve politike duhej të bëheshin. Si interesat kombëtare dhe industriale (siç janë ato të Francës me synimin për Sanofi) ashtu edhe drejtimi (pasi të Gjelbrit në Parlamentin Evropian kritikuan marrëveshjen e Biontech) si dhe atë financiare. BE-së iu desh të organizonte një pajtim kompleks të interesave dhe tashmë ishte mbingarkuar në mënyrë organizative me metodologjinë klasike të prokurimit. Politikani shëndetësor i SPD Karl Lauterbach përmbledh se BE hyri në negociata me shumë pak para, negocioi shumë gjatë dhe mbështeste kuajt e gabuar. "Nëse Moderna do të ishte një vaksinë franceze, për shembull, ne me siguri do të kishim porositur më shumë.

E treta: Ndërsa Izraeli ishte i gatshëm të paguante çmime të larta për vaksinat e reja, Gjermania ishte koprrace në negociata për një kohë të gjatë. Që nga fillimi, Netanyahu besonte se edhe kostot e larta të vaksinimit do të përfundonin më lirë se sa dëmi i madh ekonomik i shkaktuar nga vaksinimet e vonuara. Prandaj ai dëshironte që nga fillimi të kishte vaksinat mARN nga Biontech dhe Moderna, edhe pse ato janë deri në dhjetë herë më të shtrenjta se përgatitjet klasike të vaksinave. Nga ana tjetër, Gjermania dhe BE, kaluan shumë kohë duke u përpjekur të ulnin çmimet në Biontech. Në fund, ju mund ta merrni vaksinën më të mirë, më lirë, por shumë më vonë. Dhe kështu Izraeli paguan 23 euro për një dozë të vetme të Biontech.

E katërta:Izraeli organizon shpërndarjen dhe ndotjen në vend ushtarakisht, në mënyrë burokratike dhe qendrore. Nga ana tjetër, Gjermania po e pengon veten me metoda federaliste dhe burokratike kur bëhet fjalë për vaksinimin dhe posedimin e disa vaksinave. Që kur vaksinimi filloi më 27 dhjetor, rreth 270,000 njerëz në Gjermani janë vaksinuar. Megjithatë, në fund të vitit 2020, 1.3 milion doza vaksinash ishin dorëzuar tashmë nga Biontech dhe Pfizer. "Me vendimin për të vaksinuar së pari në shtëpitë e pleqve, ishte e qartë se gjërat do të fillonin më ngadalë. Atje, ekipet lëvizëse duhet të vendosen, gjë që kërkon më shumë kohë sesa në qendrën e vaksinimit", thotë Spahn, duke mbrojtur strategjinë gjermane. Një arsye tjetër për ngadalësinë gjermane: Për shkak se të gjithë duhet të vaksinohen dy herë që vaksinimi të jetë plotësisht efektiv, disa republika federale mbajnë gjysmën e vaksinës,

Në Izrael, nga ana tjetër, ata veprojnë në mënyrë krejtësisht tjetër. Profesori Arnon Afek, Nëndrejtori i Spitalit Schiba pranë Tel Aviv, raporton se si një vend me përvojë krize, vepron më lehtë dhe i trajton gjërat në mënyrë pragmatike. Në Gjermani, autoritetet shëndetësore mbyllin operacionet e tyre gjatë fundjavave ose gjatë Krishtlindjeve. Israelitët veprojnë krejtësisht  ndryshe në Izrael. Shumë infermierë, sipas Afek, shpesh qëndronin vullnetarisht për një turn më shumë pasi kishin mbaruar punën në mënyrë që të vaksinonin sa më shumë njerëz.

Ndërkohë, Netanyahu, po shijon pozën e kampionit të botës të vaksinimit dhe njofton se deri në fund të janarit ai do të ketë vaksinuar shumicën e qytetarëve mbi 60 vjeç, personelin mjekësor dhe të gjithë stafin mësimor. "Nëse mund ta bëjmë atë," tha Netanyahu, "pas 30 ditësh të tjera ne mund ta lëmë virusin pas nesh, të hapim ekonominë dhe të bëjmë gjëra që asnjë vend tjetër nuk mund t'i bëjë". Në Gjermani, diçka e tillë, mund të zgjasë me muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat