Kim Jong Un e konsideron Amerikën “armikun më të madh”

Azia

Kim Jong Un e konsideron Amerikën “armikun më të madh”

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:51
Kim Jong Un

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për avancim të armëve bërthamore dhe i ka quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “armikun më të madh”.

Këto deklarime të Kim Jong Un po cilësohen si një sfidë e ashpër për Presidentin e sapozgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili pritet së shpejti ta marrë detyrën, shkruan Reuters.

“Politikat armiqësore të Washingtonit nuk do të ndryshojnë pavarësisht se kush e okupon Shtëpinë e Bardhë, por heqja dorë nga ato politika do të ishte thelbësore për marrëdhëniet Kore e Veriut – SHBA”, ka thënë ai për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.

“Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen dhe ridrejtohen në nënshtrimin e SHBA-ve, armikut tonë më të madh dhe pengesës kryesore për zhvillimin tonë të përtërirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat