Kina paralajmëron se pavarësia e Tajvanit ‘do të thotë luftë’

Azia

Kina paralajmëron se pavarësia e Tajvanit ‘do të thotë luftë’

Më: 29 janar 2021 Në ora: 08:22
Ilustrim

Me anë të një deklaratë të fortë, Kina ka paralajmëruar se përpjekjet e Tajvanit për të kërkuar pavarësinë nga Pekini “do të thonë luftë”.

Paralajmërimi vjen disa ditë pasi Pekini rriti aktivitetet ushtarake dhe dërgoi aeroplanë luftarakë pranë ishullit.

Kjo vjen gjithashtu pas lidhjeve të ngushta midis Tajvanit dhe SHBA-së, të vilat mirëpritën administratën e re javën e kaluar.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, SHBA riafirmoi angazhimin e Uashingtonit në mbështetje të aftësisë mbrojtëse të Tajvanit.

Kina e njeh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet Sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat