​Mbajti trupin e nënës së vdekur 10 vite në frigorifer, arrestohet

Azia

​Mbajti trupin e nënës së vdekur 10 vite në frigorifer, arrestohet

Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Policia në Japoni ka arrestuar një grua, pasi trupi i nënës së saj të vdekur u zbulua në një frigorifer në banesën e saj.

Yumi Yoshino, 48 vjeç, tha se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo "nuk donte ta largonte" nga shtëpia që ato ndanë për aq shumë vite bashkë në Tokio, raportuan mediat lokale, duke cituar burime të panjohura të policisë.

Nuk kishte ndonjë plagë të dukshme në trupin e ngrirë tha policia, ndërsa, autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së saj, raporton BBC.

Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese kur Yoshino ishte detyruar të largohej nga banesa për shkak të mungesës së pagesave të qirasë.

Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat