Gjen 10 mijë dollarë në rrobat e dhuruara, i kthen pronares

Azia

Gjen 10 mijë dollarë në rrobat e dhuruara, i kthen pronares

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Foto

Një punëtor që radhiste rrobat e dhuruara në Tajvan, hasi në rreth 10.140 dollarë që ishin ruajtur në një zarf të kuq dhe të vendosura në xhepat e një veshjeje.

Byroja e Mbrojtjes së Mjedisit  të Qarkut Taichung Nantung tha se 28 vjeçari, Huang Chi-lung, po zgjidhte çantat me rroba të dhuruara në një vend grumbullimi në qytet kur gjeti paratë dhe njoftoi mbikëqyrësin e tij.

Zyrtarët e dërguan çantën që përmbante paratë në një stacion policie, ku oficerët gjetën fatura dhe dokumente të tjera që identifikonin pronarin.

Pronarja ishte një grua 72-vjeçare, e cila tha se burri i saj kishte mbledhur rrobat për t’i dhuruar, pa e ditur se njëra prej rrobave përmbante zarfet me para që ajo kishte kursyer për pension dhe një dhuratë martese për vajzën e saj.

Bëhet e ditur se zonja në fjalë i solli ekipit një shportë me molla për të shprehur mirënjohjen e saj për kthimin e parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat