Izraeli do të vaksinojë të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç, mjeku: Nuk arrihet imuniteti i tufës nëse...

Azia

Izraeli do të vaksinojë të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç, mjeku: Nuk arrihet imuniteti i tufës nëse...

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:18
Ilustrim

Qeveria e Izraelit do të shtrijë vaksinimin për të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeçare.

Sipas këshilltarit kryesor të vaksinave, Dr Boaz Lev, i ashtuquajturi imunitet i tufave nuk do të arrihet në Izrael derisa të imunizohet rreth 90 për qind e popullsisë.

Dhe kjo, thotë ai, nuk do të ndodhë nëse fëmijët nuk marrin injeksion.

Ka prova të vaksinës Pfizer-BioNTech në moshat nën 16 vjeçare, por nuk është e qartë se kur mund të aprovohet për ta.

Izraeli ka qenë duke administruar vaksinimin me ritmin më të shpejtë në botë, me një të pestën e popullsisë së tij tani e mbuluar nga dy doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat