I kërkonte me forcë që të jenë në lidhje, ajo e refuzoi – burri nga India e sulmon me sëpatë gruan e martuar

Azia

I kërkonte me forcë që të jenë në lidhje, ajo e refuzoi – burri nga India e sulmon me sëpatë gruan e martuar

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 00:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një video rrëqethëse e filmuar nga kamerat e sigurisë në Indi, shfaqin një burrë i cili sulmon me sëpatë një grua e cila ishte ankuar në polici për shkak të kërkesave të tij.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq burrin që mbërrin me motoçikletë para shtëpisë së gruas në rajonin Meerper, ku në ato momente viktima e sulmit ia dorëzon fëmijën një gruaje tjetër.

Sulmuesi i identifikuar si Rahul Goud, 26-vjeç, shihet duke vrapuar në drejtim të viktimës e cila tenton të fshihet në shtëpi së bashku me fëmijën.

Pavarësisht tentimeve të saj për të shpëtuar, ai arrin ta godet disa herë – e si pasojë e kësaj ajo është dërguar në spital me lëndime të rënda trupore në kraharor dhe pjesë tjera.

E sulmuesi që është larguar nga vendi i ngjarjes, besohet se prej kohësh e kishte ngacmuar gruan duke tentuar që me forcë ta bind të fillojnë lidhjen – pavarësisht që ajo ishte e martuar me tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat