Shpërthim vullkanik në Indonezi, autoritetet paralajmërojnë evakuimin e banorëve

Azia

Shpërthim vullkanik në Indonezi, autoritetet paralajmërojnë evakuimin e banorëve

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Sumatra

Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Kreu i Qendrës së Vëzhgimit të Vullkaneve në Sinabung, Armen Putra, tha se shpërthimi i vullkanit në provincën Sumatra Veriore zgjati 340 sekonda, kurse hiri dhe tymi vullkanik janë ngritur në lartësi prej 2.500 metrash.

Autoritetet kanë ndezur alarmin portokalli, duke i paralajmëruar banorët të qëndrojnë të paktën 3 kilometra larg vullkanit apo edhe evakuimin e tyre.

Vullkani Sinabung u riaktivizua në vitin 2010 pas 400 viteve. 23 persona humbën jetën në shpërthimet që ndodhën në vitet 2014 dhe 2016.

Në Indonezi ekzistojnë katër nivele alarmesh për paralajmërim gjatë aktiviteteve vullkanike: i gjelbër, i verdhë, portokalli dhe i kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat