Shpërthimi i COVID-19 ishte shumë i gjerë në Wuhan në dhjetor të vitit 2019, zbulon ekipi i OBSH-së

Azia

Shpërthimi i COVID-19 ishte shumë i gjerë në Wuhan në dhjetor të vitit 2019, zbulon ekipi i OBSH-së

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Shkencëtarët nga Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për hetimin e origjinës së coronavirusit në Kinë kanë gjetur shenja se shpërthimi i virusit ishte shumë më i gjerë në Wuhan në dhjetor të vitit 2019 sesa mendohej më parë.

Ata po kërkojnë urgjentisht qasje në qindra mijëra mostra të gjakut në këtë qytet që Kina deri më tani nuk i ka lejuar t’i shqyrtojnë.

Hetuesi kryesor për misionin e OBSH-së, Peter Ben Embarek, tha për CNN se misioni kishte gjetur disa shenja të përhapjes më të gjerë në vitin 2019.

Ekipi gjithashtu pati shansin të flasë me pacientin e parë që zyrtarët kinezë e kishin vlerësuar si të infektuar, një punonjës zyre në të 40-tat, pa ndonjë histori udhëtimi të shënuar; i raportuar si i infektuar më 8 dhjetor.

“Virusi po qarkullonte gjerësisht në Wuhan gjatë muajit dhjetor, gjë që është një zbulim i ri”, Embarek tha për CNN, i cili sapo është kthyer në Zvicër nga qyteti i Wuhan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat