Filipinet pranojnë dozat e para të vaksinave kundër COVID-19, donacion nga Kina

Azia

Filipinet pranojnë dozat e para të vaksinave kundër COVID-19, donacion nga Kina

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:47
Filipinet

Filipinet kanë pranuar të dielën grumbullin e parë të vaksinave kundër COVID-19, një donacion ky nga Kina.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka ndjekur ceremoninë për të shënuar arritjen e 600 mijë dozave të vaksinës Sinovac Biotech të cilat janë dorëzuar nga një aeroplan i ushtrisë kineze. Filipinet pritet të pranojnë një grumbull tjetër prej 25 milionë dozash të tjera për këtë vit, raportojnë mediat e huaja.

Vaksinimi në Filipine pritet të nis me punëtorët shëndetësorë dhe personelin ushtarak e policor.

“Me këtë dërgesë të rëndësishme, jam i sigurtë që më shumë doza të vaksinës do të arrijnë derisa secilit filipinez do t’i jepet mundësia të jetë i vaksinuar sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Duterte duke falënderuar Kinën për solidaritetin.

Filipinet janë duke pritur edhe një grumbull me doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara në Britani të Madhe, të cila pritet të arrijnë këtë të hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat