Sulmi amerikan në Siri, dalin pamjet satelitore, 7 bomba shkretojnë gjithë kompleksin

Azia

Sulmi amerikan në Siri, dalin pamjet satelitore, 7 bomba shkretojnë gjithë kompleksin

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:50
Bombardimi ndodhi në një qytet afër kufirit Siriano-Irakian

Mediet amerikane kanë publikuar pamjet e bombardimit amerikan ndaj bazës që Pentagoni e cilësoi të Hezbollahut në Siri. Pentagoni e arsyetoi sulmin duke thënë se  kishte për qëllim një përgjigje të amerikanëve ndaj një serie sulmesh me raketa dhe mortaja të ndërmarra së fundmi mbi pozicionet amerikane dhe të aleatëve në Irak.

Këto janë pamjet e para satelitore dhe nga terreni të bombardimit të parë që mori OK nga presidenti amerikan Biden.

Bombardimi ndodhi në një qytet afër kufirit Siriano-Irakian, dhe  CNN citon një burim vendas që thotë se shpërthimet ishin ndryshe nga çdo gjë që kishte dëgjuar më parë.

Amerikanët goditën me shtatë bomba 500 kilëshe një kompleks afër kufirit, që sipas Pentagonit, përdorej nga milicia irakene që ishte e lidhur me Hezbollahun.

Në fillim mund të shohim një duzinë ndërtesash me madhësi të ndryshme, që shkrumbohen menjëherë pas bombardimit.

Pentagoni e arsyetoi sulmin duke thënë se  kishte për qëllim një përgjigje të amerikanëve ndaj një serie sulmesh me raketa dhe mortaja të ndërmarra së fundmi mbi pozicionet amerikane dhe të aleatëve në Irak.

Më 15 shkurt, një breshëri raketash goditi aeroportin ndërkombëtar të Erbilit dhe në pjesë rezidenciale të qytetit, duke vrarë një kontraktor ndërsa plagosi personel amerikan dhe civilë irakenë.

Zona e gjelbërt në Bagdad, ku ndodhet ambasada Amerikane, ka qenë një objektiv goditjesh me mortaja dhe raketa.

Zyrtarë të Pentagonit thanë se ky kompleks nuk ishte i lidhur me këto sulme, por Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se ishte “i sigurt” se ai përdorej nga të njëjtat milici që kishin në shënjestër forcat amerikane dhe të koalicionit në Irak me sulme me raketa.

Raportet shkaujnë se diku midis 17 dhe 22 njerëz humbën jetën si pasojë e sulmit amerikan ndaj bazës që ata e cilësojnë të Hezobllahut.

Ndërkohë, vetë Hezbollahu ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në sulmet ndaj amerikanëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat