Atraksion apo torturë? Hoteli kinez ofron pamje nga arinjtë e bardhë – por jo të gjithë janë të kënaqur

Azia

Atraksion apo torturë? Hoteli kinez ofron pamje nga arinjtë e bardhë – por jo të gjithë janë të kënaqur

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:19
Foto

Në qytetin Hurbin, në provincën kineze Helongdiang, është hapur një hotel – dhomat e të cilit kanë pamje nga hapësira ku janë të vendosur arinjtë e bardhë.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve menjëherë ka shprehur pakënaqësi për këtë veprim – duke pretenduar se po keqpërdoren kafshët.

Në pamjet e publikuara më poshtë shihen kafshët duke qëndruar në hapësirat pa akull – që është një prej karakteristikave që preferojnë të jenë të rrethuar, ku në vend të akullit janë ndezur reflektorët e mëdhenj që për asnjë moment nuk fiken.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve u ka bërë apel mysafirëve dhe turistëve që të mos pushojnë në këtë hotel, që përfiton duke “torturuar kafshët”, shkruan The Guardian.

“Arinjtë e bardhë e kanë vendin në Polin e Veriut, e jo në një kafaz të qelqit pa akull”, ka porositur një aktiviste.

Në anën tjetër, shkencëtarët kanë parashikuar që arinjtë polar do të zhduken deri më 2100. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat