Polici ‘i vdekur’ në tsunamin e 2004 në Indonezi, gjendet i gjallë në spitalin psikiatrik pas 16 vjetësh

Azia

Polici ‘i vdekur’ në tsunamin e 2004 në Indonezi, gjendet i gjallë në spitalin psikiatrik pas 16 vjetësh

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:27
Abrip Asep

Një oficer policie që besohej i vdekur në tsunamin shkatërrimtar të 2004 në Indonezi, është gjetur i gjallë pasi kaloi një traumë mendore gjatë tragjedisë, duke përfunduar në një spital psikiatrik për 16 vjetët e fundit.

Abrip Asep ka qenë polic në detyrë kur goditi tsunami i oqeanit Indian më 26 dhjetor 2004, tha familja e tij.

Të afërmit e tij u trishtuan teksa besonin se ai ishte mes më shumë se 230,000 njerëzve që u vranë nga valët më shumë se 30 metra të larta, që goditën brigjet e Azisë juglindore.

Asep është gjetur tashmë në spitalin psikiatrik të provincës së Aceh, Indonezi, teksa vuante nga probleme të shëndetit mendor, nga traumat që kaloi gjatë tsunamit.

Ai ishte raportuar i humbur nga familja pas katastrofës natyrore. Por familjarët e tij e gjetën atë pas shpërndarjes së fotove në rrjetet sociale.

Një prej të afërmve të tij tha: Nuk mund ta besoja, 17 vjet pa asnjë lajm dhe ne besonim se ai kishte vdekur, por tani po mësojmë se është gjallë”.

Policia vendase konfirmoi se njeriu në spital është Abrip, i shpallur i humbur gjatë tsunamit dhe më pas i shpallur i vdekur.

Indonezia ishte vendi i goditur më rëndë në Azinë juglindore kur tërmeti i oqeanit Indian dhe tsunami që pasoi vranë dhjetra mijëra njerëz në 26 dhjetor 2004.

Tsunami ishte efekti i një tërmeti nënujor, që u regjistrua si i treti më i madh i regjistruar ndonjëherë nga sizmografët me magnitude 9.0-9.3.

Lëvizja gjigande e tokës shkaktoi valë më shumë se 30 metra të larta që goditën brigjet e Indonezisë, Sri Lanka, Indisë e Tailandës.

Indonezia pësoi të paktën 167,000 viktima nga tërmeti, edhe pse numri i saktë i tyre konsiderohet të jetë më i madh shumë trupa janë marrë me vete në det nga dallgët e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat