India raporton mbi 161 mijë raste të reja me COVID-19

Azia

India raporton mbi 161 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

India ka raportuar 161 mijë e 736 raste të reja me koronavirus, duke arritur edhe njëherë numrin më të lartë ditor në botë, për një total prej 13.69 milionë raste pozitive, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë javës së kaluar, India mesatarisht ka regjistruar mbi 130 mijë të infektuar në ditë. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve e vendosi Indinë të dytën në botë duke e kaluar Brazilin që deri tani zinte vendin e dytë, shkruan Aljazeera.

Pothuajse të gjitha shtetet indiane po tregojnë një rritje në rastet kur infeksionet e reja të përditshme arrijnë nivele rekord, dhe ekspertët thonë se hapat e gabuar që vijnë nga besimi se pandemia kishte “mbaruar” po kthehen për të ndjekur vendin.

Kur infeksionet filluan të binin në Indi në shtator, shumë menduan se më e keqja kishte kaluar. Maskat dhe distancimi shoqëror nuk u zbatuan edhe pse qeveria dha sinjale të ndryshme për nivelin e rrezikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat