Rekord i zi i rasteve me Covid-19 në Indi

Azia

Rekord i zi i rasteve me Covid-19 në Indi

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:38
Ilustrim

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Indi treguan që gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet u regjistruan hiç më pak se 234.692 raste të reja me Covid-19, duke shënuar rekord për herë të tetë në nëntë ditët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arriti në afro 14.5 milionë, që është shifra e dytë më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbi 32 milionë persona të infektuar, shkruan Reuters.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe në Indi u regjistruan edhe 1.341 të vdekur dhe numi i përgjithshëm i viktimave të pandemisë shkoi në 175.649.

Shifra ditore e rasteve e ka kaluar kulmin e valës së parë të pandemisë, e cila u shënua në shtatorin e vitit të kaluar. Për këtë arsye, autoritetet në shumë shtete kanë urdhëruar masa të reja izoluese për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Sidoqoftë, në brigjet e Lumit “Gang” ditëve të fundit është mbajtur një festival masiv, në të cilin kanë marrë pjesë qindra mijëra njerëz. Besohet se kjo ngjarje ka ndikuar në përhapjen e konsiderueshme të virusit, sepse aty nuk është respektuar distanca sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat