Indi/ Rrjedhja e oksigjenit, 22 pacientë të infektuar me covid ndërrojnë jetë në spital

Azia

Indi/ Rrjedhja e oksigjenit, 22 pacientë të infektuar me covid ndërrojnë jetë në spital

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

22 pacientë të infektuar më parë me koronavirus kanë humbur jetën në një spital publik në Indi, për shkak të rrjedhjes së oksigjenit.

Ndërkohë indianët përmes postimeve në Twitter i bëjnë thirrje ndjekësve të tyre për bombola oksigjeni, shtretër spitali ose ilaçe, shkruajnë mediet e huaja.

Në 24 orët e kaluara, më shumë se 295,000 raste të reja të koronavirusit janë raportuar në Indi, ndërsa në spitale ka mungesë të ilaçeve dhe oksigjenit.

Njerëzit që kanë nevojë për ilaçe ose informacione ndajnë numrat e telefonit të vullnetarëve, shitësve të oksigjenit ose ilaçeve dhe detaje rreth asaj se cili spital mund të pranojë pacientë të tjerë duke përdorur hashtagun #COVIDSOS.

Disa përdorues të Twitter janë ofruar të gatuajnë për pacientët Covid-19 që janë në karantinë në shtëpi ose t’i ndihmojnë ata në punë të tjera, të tilla si ushqyerja e kafshëve të tyre shtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat