Indi: Lumi i shenjtë mbushet me trupat e viktimave të Covid-19

Azia

Indi: Lumi i shenjtë mbushet me trupat e viktimave të Covid-19

Më: 19 maj 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Lumi i shenjtë i Indisë, Ganges, është mbushur ditët e fundit me trupa të pajetë.

Qindra kufoma janë gjetur në sipërfaqe të lumit ose të groposura në rërën e brigjeve të tij.

Vendasit që jetojnë afër lumit, në shtetin verior të Uttar Pradesh, dyshojnë se trupat janë viktima të covid-19.

Mediat vendase raportojnë se policia tërhoqi 62 kufoma nga lumi.

India ka regjistruar më shumë se 25 milionë raste dhe 275.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, por ekspertët thonë se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa shifrat zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat