Hamas armëpushimin e quan si fitore për palestinezët

Azia

Hamas armëpushimin e quan si fitore për palestinezët

Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:51
Gaza

Armëpushimi i shpallur nga Izraeli përbën një “fitore” për popullin palestinez dhe një humbje për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i ka thënë një zyrtari i Hamas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Ali Barakeh tha se militantët e Hamasit do të qëndrojnë në gatishmëri derisa ndërmjetësit të jenë në kontakt për të përfunduar detajet e armëpushimit.

Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara kanë luajtur role kryesore në ndërmjetësimin e bisedimeve të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili sundon Gazën.

Kabineti i Sigurimit në Izrael ka miratuar një armëpushim për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake 11-ditore në Rripin e Gazës.

Sipas mediave të huaja, Kabineti i Sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi një armëpushim të njëanshëm për të ndaluar luftën 11 ditore mes Izraelit dhe  Gazës, thonë raportet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat