Kim Jong Un ndalon flokët e gjatë dhe xhinset e ngushta

Azia

Kim Jong Un ndalon flokët e gjatë dhe xhinset e ngushta

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:11
Kim Jong Un

Diktatori komunist koreano-verior Kim Jong Un ka ndaluar së fundmi në vend stilet e flokëve ‘bisht-pëllumb’ të viteve 1990-të dhe xhinset e ngushta, pasi reflektojnë kulturën “dekadente” perëndimore që mund të influencojë të rinjtë në regjimin e tij “të pastër komunist”.

Siç raporton “Fox News”, bazuar në të përditshmen e Seulit, “Rondong Sinmun”, Korea e Veriut ka 15 prerje të aprovuara të flokëve për meshkuj.

“Ne duhet të jemi vigjilentë për çdo shenjë të stilit kapitalist të jetesës dhe të luftojmë për t’i eliminuar ato”, shkruhet në të përditshmen zyrtare të partisë komuniste të Penyanit, e cila ndalon gjithashtu bluzat me slogane të shkruara në to.

Agjencia koreano-jugore Jonhap ka thënë se editoriali në të përditshmen e Seulit kishte si qëllim të parandalonte të rinjtë vendas kundër stileve “ekzotike e dekadente” të jetesës, në të cilat përfshiheshin dhe muzika e grupeve koreano-jugore.

Ndërkohë qeveria e Kim ka thënë se do të rinisë së shpejti testimet e armatimeve raketore e bërthamore, si pjesë e fushatës së presionit për të detyruar SHBA-nl të heqë sanksionet ekonomike ndaj vendit.

Gjenerali që drejton forcat amerikane në Korenë e Jugut ka thënë se lideri verior Kim Jong Un do të përpiqet të veprojë edhe me diplomaci me SHBA-në, por mund të marrë dhe hapa agresivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat