Vietnamezët zgjedhin Asamblenë e re Kombëtare

Azia

Vietnamezët zgjedhin Asamblenë e re Kombëtare

Më: 24 maj 2021 Në ora: 07:39
Vietnam

Rreth 69 milionë qytetarë me të drejtë vote kanë dalë të dielën në qendrat e votimit për të zgjedhur 500 deputetët e rinj të Asamblesë Kombëtare me mandat pesëvjeçar.

Zgjedhjet po mbahen në kohën kur vendi po përballet me valë të re të KOVID-19, që është shpërndatë në 28 prej 60 komunave dhe provincave. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste vietnameze, lideri më i fuqishëm i vendit, ishte në mesin e të parëve që ka votuar për deputetët e ardhshëm.

Fu Trong ka votuar në një qendër votimit në kryeqytetin Hanoi në mëngjes. Respektimi i masave kundër përhapjes së virusit vazhdon të mbetet prioritet kryesor për Qeverinë e vendit në kohën kur vendi po përballet me ngritje rastesh.

Zonat më të prekura janë ato ku ndodhen fabrikat e industrisë së avancuar teknologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat